Dyshohet për një varrezë masive në Serbi

Zyrtarë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, konfirmuan sot në Prishtinë, se do të hetojnë një vend brenda Serbisë, ku dyshohet se gjendet një varrezë masive.

Zyrtarë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, thanë se informacioni për këtë varrezë të dyshuar brenda Serbisë është marrë gjatë një takimi me grupet punuese për këtë çështje në Beograd.

Kryetari i komisionit ndërministror të qeverisë së Kosovës për personat e zhdukur, Arif Muçolli, konfirmoi se ka pasur takime me palën serbe për këtë çështje dhe se janë caktuar procedurat sesi do të veprohet. //rd//