Britania ngre akuza mbi tre persona për shpërthimet e korrikut 2005

Autoritetet britanike kanë ngritur akuza ndaj tre personave lidhur me sulmet vetëvrasëse të korrikut 2005 në sistemin e metrosë së Londrës që shkaktoi vdekjen e 52 vetëve.

Prokurorët ngritën akuza sot mbi tre burra për konspiracion midis nëntorit të vitit 2004 dhe qershorit të vitit 2005 që shkaktoi shpërthimet në sistemin e metrosë së Londrës ku katër persona hodhën veten në erë në tre vagonë treni dhe një autobus. Ata thanë se konspiracioni mund të ketë përfshirë edhe sulme mbi pika turistike. Të dyshuarit do të dalin para gjyqit të shtunën.

Tre të dyshuarit janë të parët persona që akuzohen lidhur me shpërthimet. Policia tha se mund të ketë arrestime të tjera lidhur me çështjen. Policia arrestoi dy burra muajin e kaluar në Aeroportin e Manchesterit ndërsa po niseshin për në Pakistan. Ata arrestuan të dyshuarin e tretë në qytetin verior të Leedsit. //rd//