Presidenti Bush ndodhet sot në Guatemalë, ku pritet të diskutojë çështje të tregtisë dhe imigracionit me zyrtarët vendas, ndërsa vazhdon turneun e tij një javor në Amerikën Latine.
Presidenti Bush takohet sonte me homologun e tij guatemalas, Oskar Berger, në qytetin e Guatemalës. Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë lidhur me statusin e mijëra qytetarëve guatemalas, të punojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Bush i ka kërkuar kongresit të miratojë një reformë të gjithanshme imigracioni. Ai ka propozuar një program të përkohshëm pune, në bazë të të cilit disa imigrantë ilegalë do të qëndronin në Shtetet e Bashkuara.
Dje zoti Bush vizitoi Kolumbinë dhe shprehu besin tek presidenti Alvaro Uribe, i cili po lufton një skandal politik ku kanë gisht anëtarë të qarqeve të tij të brëndshme. Demokratët në kongresin amerikan vunë në pikpyetje kërkesën e presidentit Bush për ndihma shtesë për Kolumbinë për të luftuar prodhimin e paligjshëm të kokainës. //ze//