Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë thonë se 5 shqiptarë janë akuzuar për djegjen e disa ndërtesave gjatë trazirave anti-serbe në Kosovë në vitin 2004.
Një zëdhënës i OKB-së tha se të dyshuarit u akuzuan për zjarrvënie dhe plaçkitje në rrethinat e Prishtinës. Ai shtoi se vazhdojnë hetimet edhe për 11 persona të tjerë.
Grumbuj shqiptarësh sulmuan një numër ndërtesash - pronë të pakicës serbe - në trazirat e marsit 2004. 19 veta humbën jetën në këto trazira me dhunë që zgjatën dy ditë. //ii