Tetë vjet më parë, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit mbyllën bisedimet në Rambuje, afër Parisit, pa ndonjë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës që kishte filluar në mars të vitit 1998.
Tetë vjet pas, të dyja delegacionet kanë filluar fazën e fundit të bisedimeve për statusin politik të Kosovës, por nuk duket se do të ketë një marrëveshje ndërmjet tyre.
Tri ditët e para të konsultimeve që filluan të mërkurën në lidhje me propozimin e kryenegociatorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, nuk shënuan ndonjë përparim. Bisedimet pritet të vazhdojnë të martën. //az//