Në Kosovë pritet me vëmendje të posaçme dita e premte, kur kryenegociatori ndërkombëtar, Marti Ahtisari, pritet të dorëzojë propozimin e tij për statusin e Kosovës.
Ndërsa përfaqësuesit e komunitetit serb druhen se propozimi mund të përfshijë pavarësinë, që sipas tyre do të kishte pasoja politike, shqiptarët shqetësohen se ai mund të mos përmbushë aspiratat e tyre.
Prishtina zyrtare, nga ana e saj, kërkon përmbajtje nga spekulimet deri në zyrtarizmin e propozimit. //az//