Fillon heshtja parazgjedhore në Serbi

Të enjten në mesnatë filloi heshtja parazgjedhore në Serbi ku të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet pas atyre të vitit 2000 që çuan në rrëzimin e ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç. Këto zgjedhje vlerësohen të rëndësishme edhe për shkak të lidhjes që kanë me procesin e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës.

Dy nga katër partitë politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të marrin pjesë në këto zgjedhje, ndërsa dy të tjera kanë vendosur t'i bojkotojnë ato në shenjë pakënaqësie me gjendjen e shqiptarëve në këtë rajon. //az//