Ngricat përfshijnë pjesë të Shteteve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga stuhi dëbore e shiu që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 vetëve dhe dëme materiale me një vlerë prej 1 miliardë dollarësh në industrinë e fruta-perimeve të Kalifornisë.

Rreshjet e dëndura të dëborës dhe shira të ngrirë kanë lënë pa energji elektrike rajone të gjëra nga shteti jug perëndimor i Teksasit në atë verilindor të Meinit. Ngricat e mëdha parashikohet të dëmtojnë rëndë plantacionet me agrume të Kalifornisë.

Guvernatori i këtij shteti, Arnold Shvarceneger ka shpallur gjendjen e jashtëzakonëshme, duke kërkuar ndihma nga qeveria federale. Kalifornia është prodhuesja më e madhe e agrumeve në Shtetet e Bashkuara, dhe analistët parashikojnë që çmimet e shitjes me shumicë të disa prej këtyre prodhimeve të dyfishohen.

Parashikuesit e motit thonë se temperaturat e ulta do të vazhdojnë edhe nesër, kur pritet që një valë e ngrohtë të përfshijë pjesën më të madhe të vendit.//lk