Përparësitë e Kongresit të ri të dominuar nga demokratët

Një nga detyrat e para të kongresit të ri të dominuar nga demokratët është ndryshimi i mënyrës sesi njerëzit bëjnë biznes. Në materialin në vazhdim bëhet fjalë për projekligjet mbi etikën dhe reformën e lobizmin që përkrahësit shpresojnë se do të ndryshojnë kulturën dhe imazhin e Kongresit.

Udhëheqësit demokratë si kryetarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e kanë vënë etikën dhe reformat për lobizmin në krye të planit të punës së legjislaturës.

Akti i parë i kongresit të ri është ndalimi i dhuratave, ushqimeve dhe udhëtimeve nga lobistët. Ata thonë se votuesit dërguan një mesazh të qartë për ndryshime pas një seri skandalesh të lidhura në përgjithësi me republikanët, që dolën në seknë vitin e kaluar. Ato përfshinë: Ligjvënësin republikan Randy Cunningham, i cili dha dorëheqjen nga kongresi pasi u shpall fajëtor se kishte marrë 2 milion dollarë në rrushfete nga kontraktorët në fushën e mbrojtjes.

Lobisti Jack Abramoff që mori gati 85 milion dollarë nga kasinot e indianëve të Amerikës dhe u akuzua për dhënien e dhuratave të paligjshme dhe donacioneve për fushatat e ligjvënësve në këmbim të votave.

Ligjvënësi i fuqishëm republikan Tom Delay ishte direkt i implikuar në çështjen Abramoff. Ndërsa vazhdoi të mbronte pafajësinë, ai u detyruar të jepte dorëheqjen nga Kongresi.

Bob Ney ishte një tjetër ligjvënës republikan i cili dha dorëheqjen nga Kongresi pasi pranoi akuzat kriminale në hetimin e Abramofit. Edhe demokratët kanë patur problemet e tyre. Ligjvënësi demokrat William Jefferson ishte gjithashtu objektiv i një hetimi rryshfetesh pas akuzave se pranoi 100 mijë dollarë. Ai i ka shpëtuar deri tani hetimit dhe fitoi përsëri në zgjedhjet për në Kongres.

Brian Pallasch, është lobist i Shoqatës së Inxhinierëve Civilë dhe resident i Ligës së Lobistëve. Ai thotë se legjislatura e propozuar është reagim i tepruar ndaj abuzimeve të së kaluarës. "Në njëfarë kuptimi, sistemi funksionon pasi zbulojmë njerëzit që nuk ndjekin rregullat dhe për këtë dënohen. Kështu që duhet të përqëndrohemi fillimisht në zbatimin e rregullave të tanishme”.

Por Joan Claybrook, presidente e Qytetarëve Publik, një grup në mbrojtje të konsumatorëve, thotë se reforma e etikës është e nevojshme. “Mendoj se është shumë e rëndësishme për të zhvilluar një debat të gjerë për lobizmin. Nuk është e pranueshme që lobistët t’u japin bileta falas për argëtim anëtarëve të kongresit, t’i marrin ata për darkë dhe të shpenzojnë 200 apo 300 dollarë dhe t’u japin fluturime falas me avionët e korporatave në vende të ndryshme”. Zonja Claybrook jo vetëm mbështet ndalimin e dhuratave dhe të udhëtimeve falas por edhe krijimin e një zyre të Integritetit Publik që do të siguronte zbatimin e rregullave dhe të financimeve publike për zgjedhjet për të ulur ndikimin e korporatave të mëdha në fushatat politike. Këto çështje do të shqyrtohen nga fundi i këtij viti. //rd//