Presidenti serb Boris Tadiç u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që ta shtyjnë paraqitjen e propozimit për të ardhmen e Kosovës deri pas krijimit të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e këtij muaji në Serbi.
Udhëheqësi serb tha se meqë propozimi i të dërguarit të posaçëm për Kosovën Marti Ahtisaari pritet të mos jetë i favorshëm për palën serbe, bërja publike e tij menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 21 janarit do të ndërlikonte përpjekjet për formimin e një qeverie të re.
Kombet e Bashkuara kishin planifikuar t’i bënin publike propozimet e zotit Ahtisaari në fund të vitit të kaluar, por i shtynë ato deri pas zgjedhjeve në Serbi.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për Kosovën mes shumicës shqiptare dhe qeverisë së Beogradit u hapën shkurtin e vitit të kaluar, por ato nuk kanë shënuar ndonjë përparim. //kk//