Raporti: Vdekja e Dajanës ishte aksident tragjik

Një hetim i qeverisë britanike mbi vdekjen e Princeshës Dajana në vitin 1997 arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një aksident tragjik dhe jo për ndonjë veprim të qëllimshëm.

Në raportin mbi hetimin tre vjeçar të bërë publik sot në Londër, thuhej gjithashtu se Dajana nuk ishte shtatzënë kur vdiq në aksidentit automobilistik në Paris. Ish-shefi i policisë së Londrës Xhon Stevens u tha gazetarëve se nuk ishte bërë ndonjë përpjekje për të fshehur informacione.

Ai tha se ishte i kënaqur që nuk kishte patur ndonjë përpjekje për vrasjen e saj, apo mikut të saj Dodi al-Fajed. Vdekja e Princeshës Dajana u hapi rrugën shumë teorive të konspiracionit për mundësinë e ndonjë komploti nga agjentët britanikë, ose familja mbretërore për vrasjen e saj, pasi marrëdhënia e saj me Fajedin ishte fyese për familjen mbretërore.

Princesha Diana dhe miku i saj al-Fajed vdiqën, kur makina e tyre u përplas në një tunel në Paris në gusht të vitit 1997. Në raport fajësohet shoferi Henri Paul, për të cilin thuhet se ishte i pirë dhe po i jepte makinës me shpejtësi të madhe. Edhe ai vdiq në aksident.//lk