Haga ndërhyn për të mos lejuar vdekjen e Sheshelit

Gjykata e Hagës u kërkoi autoriteteve holandeze të ndërhyjnë për të mos lejuar vdekjen e udhëheqësit ultranacionalist serb Vojisllav Sheshel nga greva e urisë.

Gjykata e Hagës kërkoi marrjen e masave të tilla, si ushqimin me serume për të mbrojtur shëndetin dhe gjendjen e Sheshelit. Shesheli hyri në grevë urie më 11 nëntor dhe filloi të kundërshtojë trajtimet mejkësore për të protestuar ndaj kushteve të gjykimit të tij. Ai ka kërkuar të drejtën që të vetëmbrohet, të zgjedhë këshilltarë ligjorë dhe të vizitohet pa kufizime nga bashkëshortja e tij.

Udhëheqësi ultranacionalist i Partisë Radikale serbe po gjykohet për krime të kryera nga grupet paraushtarake nën komandën e tij gjatë konfliktit të Ballkanit në vitet 1990.//lk