Presidenti Bush drejt Azisë Juglindore për një turne njëjavor

Presidenti Bush fillon sot një turne një javor në Azinë Juglindore, për të marrë pjesë të premten në takimin e nivelit të lartë të APEC-ut në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Takimi i APEC-ut synon të përqëndrohet tek problemet ekonomike, por ekspertët thonë se programi bërthamor i Koresë së Veriut do t’i dominojnë diskutimet në takimet e vecanta. Gjatë udhëtimit në Azi, zoti Bush do të bëjë nesër një vizitë të shkurtër në Moskë, për një takim jozyrtar me presidentin rus Vladimir Putin.

Zoti Bush do të udhëtojë për në Singapor të enjten, ku do të mbajë një fjalim, ku do të paraqesë synimet e tij të udhëtimit në Azi. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Stephen Hadley tha se fjalimi do të përqëndrohet në mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë me vendet aziatike për t’u përballur me sfidat kryesore që ka bota.

Presidenti Bush do të mbërrijë në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi të premten për takimin e nivelit të lartë të APEC-ut, ku pritet të theksojë nevojën për zgjerimin e reformës ekonomike dhe liberalizimin e tregut.