Referendumi për kushtetutën e re të Serbisë

Në Serbi, nesër dhe pasnesër zhvillohet referendumi, ku zgjedhësit do të votojnë për Kushtetutën e re të vendit, një dokument i cili pritet ta deklarojë Kosovën si pjesë të Serbisë. Shumica e udhëheqësve politikë u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë ta mbështesin dokumentin. Që të miratohet, dokumenti duhet të ketë mbështetjen e 50 për qind të personave me të drejtë vote.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës, kanë mbajtur që nga shkurti bisedime të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara mbi të ardhmen e Kosovës, por pak përparim është arritur në këto bisedime. Autoritetet në Beograd kanë bërë fushatë për të bindur votuesit për ta mbështetur dokumentin, si mënyrën e vetme për të mos lejuar pavarësinë e Kosovës.