Agjentët federalë kanë ndërmarrë një seri bastisjesh lidhur me hetimet për korrupsion të një kongresmeni amerikan, duke përfshirë edhe kontrollin e shtëpisë së vajzës së tij.
Autoritetet po hetojnë akuzat se kongresmeni republikan Curt Weldon shfrytëzoi ndikimin e tij për të ndihmuar të bijën të fitonte kotrata që kanë të bëjnë me lobizëm dhe konsulenca.
Një zëdhënëse e Byrosë Federale të Hetimeve tha se agjentët kontrolluan shtëpinë e Karen Weldonit në shtetin e Pensilvanisë si dhe disa pika të tjera, duke përfshirë edhe shtëpinë e një miku të ngushtë të kongresmenit Weldon.
Sipas lajmeve, hetuesit janë përqendruar në çështjen nëse Karen Weldon kishte marrë kontrata me një vlerë të përgjithëshme prej një milionë dollarësh nga klentë të huaj me ndihmën e babait të saj.
Hetuesit po ndjekin veprimtarinë e saj mes viteve 2002 dhe 2004 lidhur me dy kompani ruse dhe dy vëllezër serbë që kanë patur lidhje të ngushta me ish Presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç.
Agjencia e lajmeve, Associated Press citon kongresmenin Weldon të ketë mohuar se ka kryer shkelje.