Presidenti Bush: bota është e bashkuar kundër ambicjeve të Penianit

Presidenti Bush tha se miratimi nga Këshilli i Sigurimit i sanksioneve kundër Penianit tregon se bota është e bashkuar kundër ambicjeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti i bëri komentet dje pasdite në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

Para kësaj, në fjalimin e përjavshëm në radio, Presidenti tha se rreth një vit më parë Peniani nënshkroi një marrëveshje ku premtonte se do të hiqte dorë nga programi bërthamor.

Duke e shkelur këtë premtim, tha ai, Koreja e Veriut i mohoi popullit të saj shansin për një jetë më të mirë.