Një gjyaktës federal amerikan dha urdhër që ish ministri i Jashtëm i Bosnjes duhet të ekstradohet në vendin e tij për t’u ballafaquar me akuzat për vjedhjen e 2 milion dollarëve nga qeveria e tij.
Muhamed Shaqirbej, i cili mban dy nënshtetësi, atë të Shteteve të Bashkuara dhe të Bosnje-Hercegovinës është akuzuar për përvehtësimin e fondeve ndërsa sherbente si ambasador i Bosnjes pranë Kombeve të Bashkuara gjatë konfliktit në Ballkan në vitet 90-të.
Zoti Shaqirbey e kishte apeluar një urdhër të mëparshem ekstradimi në fillim të vitit 2005. Ish diplomati boshnjak thotë se ai nuk kishte marrë rrogë gjatë konfliktit dhe dëshmoi se kishte financuar veprimtarinë e misionit diplomatik të Bosnjes në Shtetet e Bashkuara me paratë e tij personale.
Një zëdhenës i avokatit të Zotit Shaqirbej tha se do ta apelojë vendimin e javës së kaluar të Gjykatës së Qarkut e mëtej nëse ka nevojë. Ndërkohë, Zoti Shaqirbej është i lirë me kusht.