Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Harry Ulrich, i cili vizitoi sot pjesën veriore të Kosovës hodhi poshtë thëniet se në këtë pjesë të vendit ka grupe paraushtarake. Admirali tha se KFOR-i ka kërkuar të gjejë nëse ka dëshmi për ekzistencën e tyre dhe nuk ka gjetur të dhëna të tilla.
Admirali Ulrich theksoi gjithashtu se paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë janë të gatshëm të mos lejojnë përsëritjen e trazirave të marsit të vitit 2004.
Ai nënvizoi se KFOR-I ka marrë mësime nga trazira, ka ndryshuar taktikat, procedurat, programet e trajnimit. Admirali tha se KFOR-I është I përgatitur për tu marrë me sjelljet e pahijshme të qytetarëve të Kosovës në të ardhmen.