Serbi: Ambasadori amerikan bën thirrje për përshpejtimin e hetimeve mbi vrasjen e 3 shqiptaro-amerikanëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi u bëri thirrje autoriteteve të vendit t’i shpejtojnë hetimet mbi vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë, që u vranë gjatë luftës në Kosovë.

Ambasadori Michael Polt u bëri thirrje autoriteteve serbe ta sqarojnë çështjen me shpejtësi, “pavarësisht se ku mund të çojnë hetimet”.

Trupat e Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyqi u gjetën në një varr masiv në lindje të Beogradit, në vitin 2001.

Dy persona u ndaluan në muajin mars lidhur me këtë rast, por ndaj tyre nuk janë ngritur akuza.

Të tre vëllezërit jetonin në New York, deri në momentin kur ju bashkuan një grupi që shkoi në Kosovë në vitin 1999, për t’i ndihmuar shqiptarët e Kosovës në luftën kundër forcave serbe.

Forcat serbe i kapën dhe më pas i ekzekutuan të tre vëllezërit. Reformatorët në Serbi, të cilët e dëbuan nga pushteti ish-presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç, i gjetën trupat e vëllezërve Bytyçi në vitin 2 mijë.