Komisioneri Evropian për Zgjerimin thotë se BE-ja nuk ia ka prerë Serbisë rrugën

Komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn, thotë se organizata nuk ia ka prerë Serbisë rrugën për ndërtimin e lidhjeve, por megjithatë, tha ai, kjo varet nga nxjerrja e të kërkuarve për krime lufte para drejtësisë.

Bashkimi Evropian i pezulloi bisedimet me Serbinë para rreth dy muajsh, pasi Serbia nuk arrestoi dhe ekstradoi gjeneralin Radko Mlladiç. Ai është ish-kryekomandanti i forcave serbe të Bosnjës. Komisioneri Rehn tha se Bashkimi Evropian është i angazhuar në mënyrë aktive në të ardhmen evropiane të Serbisë, por theksoi se bashkëpunimi i plotë i këtij vendi me gjykatën e Hagës është parakusht për përmirësimin e marrëdhënieve. Ai i bëri këto komente në Beograd pas bisedimeve me presidentin serb, Boris Taiç, e udhëheqës të tjerë.

Zyrtarë serbë thonë se po hartojnë një plan të plotë për arrestimin e gjeneralit në arrati, por thonë se kanë nevojë për ndihmën ndërkombëtare në zbatimin e tij.//lk