Intervistë me producentin Luan Bexheti

"Cadillac Man", kështu quhet një i pastrehë që jeton poshtë një ure treni në një lagje të qytetit të New Yorkut për afro 12 vjet. Ndryshe nga të pastrehët e tjerë, 55 vjeçari, veteran i luftës në Vietnam, tërhoqi vëmendjen e shumë revistave dhe gazetave të njohura si Esquire apo New York Times, me ditarin e rregullt që ai ka mbajtur rreth jetës në rrugë. Këtu e morën pikënisjen edhe regjisori Michael Regan dhe producenti Luan Bexheti për të bërë një dokumentar rreth jetës së njeriut të pastrehë. Dokumentari po konkuron në disa festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Kolegu ynë Kastriot Haxhiaj bisedoi me aktorin dhe regjisorin shqiptar, Luan Bexheti.