Britania, Franca dhe Gjermania po dalin me një sërë propozimesh që synojnë të bindin Iranin t’i japë fund programit të tij për pasurimin e uraniumit.
Propozimet përfshijnë një ofertë për ndërtimin në Iran të reaktorëve të rinj bërthamorë me ujë të lehtë, me të cilët ulet mundësia për prodhimin e materialeve për ndërtimin e bombës atomike.
Ato përfshijnë edhe garanci për dërgimin e lëndës djegëse bërthamore si dhe një ofertë të mëparshme të Rusisë për pasurimin e uraniumit për Teheranin.
Në propozime ka edhe një ofertë për disa lloj garancish sigurimi për Iranin, diçka që kundërshtohet me forcë nga Shtetet e Bashkuara. Diplomatët do t’i shqyrtojnë projekt-propozimet gjatë një takimi në Londër të mërkurën.//ii