Kryeministri i ri italian Romano Prodi mbajti fjalimin e tij të parë para ligjvënësve, duke e quajtur luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak një gabim të rëndë.
Zoti Prodi i tha sot senatit italian se qeveria e tij ka në plan të kërkojë miratim për tërheqjen e forcave italiane nga ajo që ai e quajti pushtim i Irakut. Por zoti Prodi theksoi se koha do të përcaktohet vetëm pas diskutimeve me autoritetet irakiane.
Italia ka rreth 2 mijë e 600 trupa në Irak. Një plan tashmë i miratuar bën thirrje për një tërheqje me faza deri në fund të këtij viti.
Në një temë tjetër, kryeministri i qendrës së majtë tha se ekonomia e Italisë ka nevojë për një “shkundje të fuqishme”. Ai tha se qeveria e tij ka në plan të paraqesë masa për të nxitur ekonomisë.
Fjalimi i sotëm bëhet një ditë pasi zoti Prodi bëri betimin si kryeministër. Koalicioni i tij ka një shumicë të ndjeshme në dhomën e ulët të parlametit italian por mban vetëm me dy vende shumicën në senat.