Autoritetet italiane zbulojnë një komplot në prag të zgjedhjeve

Ministria e Brendshme e Italisë thotë se autoritetet zbuluan dhe bënë që të dështonte një komplot terrorist, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Njoftimin e bëri sot të ditur gjatë një takimi elektoral në Sardenjë, Ministri i Brenshëm Giuseppe Pisanu. Sipas tij objekt i komplotistëve ishte metroja e Milanos dhe një katedrale në Bolonjë. Në komplot tha ai, ishin përfshirë 7 persona, tre prej të cilëve janë dëbuar nga Italia, dy janë nën arrest, një është nën vëzhgim dhe një tjetër rnuk është kapur ende.

Zoti Pisanu tha se grupi kishte në plan të kryente një shpërthim në katedralen e San Petronios në Bolonjë ku ndodhet një afresko që grupet myslimane thotë se fyen profetin Muhamed. Në Itali të djelën dhe të hënën zhvillohen zgjedhje parlamentare. //rd//