Presidenti Bush tha se bota do të jetë në rrezik nëse Irani zotëron armë bërthamore. Presidenti i ritheksoi sot shqetësimet e tij lidhur me ambicjet bërthamore të Teheranit gjatë vizitës që po bën në Pakistan.
Komentet e tij bëhen një ditë pas dështimit të bisedimeve mes negociatorëve të Bashkimit Evropian dhe atyre iranianë për çështjet bërthamore, bisedime që u ndërprenë pa filluar mirë. Udhëheqësit perëndimorë kërkojnë që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, e cila mblidhet të hënën në Vjenë, t'ja referojë Iranin Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sanksione të mundëshme.
Por sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs tha se nuk ka të ngjarë që Këshilli i Sigurimit të përdorë sanksionet si reagim i parë për këtë çështje. Uashingtoni e akuzon Teheranin se po përpiqet fshehurazi për prodhimin e një arme atomike. Kurse Teherani, i cili rifilloi pasurimin e uraniumit në fillim të këtij viti thotë se programi i tij bërthamor ka për qëllim prodhimin e energjisë elektrike.//lk