SHBA: Festohet Dita e Presidentëve

Sot në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Presidentëve. Shkurti është muaji i lindjes i Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit.

Për herë të parë Dita e Presidentit u festua në vitin 1885 për nder të Xhorxh Uashingtonit, Presidentit të parë të Amerikës. Por në shumë shtete amerikanët filluan të festojnë në shkurt edhe ditëlindjen e Linkolnit. Abraham Linkolni u vra disa ditë pas përfudnimit të luftës civile në vitin 1865, por ditëlindja e tij nuk ishte festë kombëtare.

Në vitin 1968, Kongresi amerikan miratoi një ligj që e bënte të hënën e tretë të shkurtit ditën zyrtare të festimit të ditëlindjes së Xhorxh Uashingtonit. Megjithatë në këtë ditë, që njihet si Dita e Presidentëve, amerikanët nderojnë si Uashingtonin edhe Linkolnin. //rd//