Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas filloi bisedimet me udhëheqësit e Hamasit për formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga ky grup. Në bisedime merr pjesë edhe kandidati për kryeministër i këtij grupi, Ismail Haniyeh.
Bisedimet zhvillohen një ditë pasi zoti Abbas paralajmëroi palestinezët se do të gjenden para një krize financiare pasi Izraeli deklaroi se nuk do të bashkëpunojë me Hamasin dhe se do t’i japë fund trasferimit të përmruajshëm të miliona dollarëve nga tarifat doganore që mbledh për palestinezët.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, po ashtu kanë paralajmëruar se do t’i ndërpresin fondet, në se Hamasi nuk dënon dhunën dhe nuk njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Sot më herët, udhëheqës të tjerë të Hamasit u takuan në Teheran me udhëhqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili u bëri thirrje vendeve myslimane t’i japin ndihmë financiare qeverisë palestineze të udhëhequr nga Hamasi. //rd//