Policia shqiptare arreston 2 persona lidhur me incidentin e sotëm me autobuzin e pasagjerëve

Autoritetet shqiptare thonë se kanë kapur 2 persona të armatosur, të cilët kishin marrë peng një autobus pasagjerësh, duke lënë të vrarë dy vetë.

Policia identifikoi dy autorët e rrëmbimit si persona të kërkuar nën akuza penale. Ata thonë se dy personat vranë një polic dhe një pasagjer dhe plagosën disa të tjerë. Incidenti ndodhi sot në Rrëshen, kur pasagjerë të pajisur me granata morën peng autobusin, pasi u ndalua nga policia në një postbllok për kontroll. Autobusi udhëtonte në linjën Kukës-Tiranë.//lk