Një pjesë e mirë e asaj që Hollivudi do të servirë këtë vit duket se është mjaft e njohur. Filmat më fitimprurës, ata që pritet të mbajnë rekorde gjatë stinës së verës...ose do të jenë versione të reja të filmave që kemi parë ose vazhdim i tyre.
Thuajse stina e verës do të dominohet nga tre filma të mëdhenj. Këtu futet filmi "X-Men-3", për të cilin ka filluar puna për xhirimin dhe montimin e tij. Filmi do të ketë karaktere të reja si Kelsey Grammer dhe Shohrer Agdashlo, kështu që pritet të shihet nëse pjesa e tretë e filmit do të mbartë suksesin e mëparshëm. Filmi pritet të dalë në kinematë amerikane në muajin maj.
Tjetër film është edhe "Superman Returns" që prtet të jetë ndër më të kushtueshmit për t'u xhiruar. Filmi duket se i ngjan shumë versionit të vitit 1977. Përsa u përket efekteve, duket se nuk ka fare ndryshime gjë që mundë të mos u pëlqejë admiruesve të këtij filmi.
Regjisori Bryan Singer që njihet me dy serialet e filmi X-men ka marrë përsipër xhirimet e "Superman". Rolin e Lex Luther e luan Kevin Spacey dhe Brandon Routh në rolin e Klark Kent ose Supermenit. Filmi del në kinema në muajin qershor.
Filmi "Piratët e Karaibeve" që korri sukse verën e vitit 2003, vazhdon me pjesën e dytë me titull Pirates of Caribbean: Dead Man’s Chest. Filmi që del në kinema në muajin korrik ka rikthyer në skenë aktorët Johny Deep, Keira Knightly, Orlando Bloom dhe Jack Davenport.
Këta janë tre filmat kryesore të stinës së verës dhe është shumë e vështirë të thuhet se cili do të jetë mjaft i suksesshëm dhe cili mundë të jetë zhgënjim për shikuesit. Por çfarë tjetër mundë të presim në 2006-tën. ? "Underwood Evolution": Aktorja Kate Beckinsale vazhdon luftën kundër krimit, të vazhduar në pjesën e parë të filmit të vitit 2003. Kësaj here ajo lufton kundër njerëzve-ujqër, dhe vampirëve. Pjesa e dytë e filmit "Big Moma" me aktor kryesor komedianin Martin Lawrence, i cili luan rolin e një agjenti policie të maskuar si një grua zezake, del në kinema këtë muaj.
"Final Destination 3"...pjesa e tretë e filmit sillet rreth ngjarve të një maturanti që pëson një aksident fatal në një park lojrash. Filmi del në kinema në muajin shkurt. Një tjetër film që pritet të ketë sukses është edhe ribërja e filmit të viteve 70-të "The Hills Have Eyes". Aty bëhet fjalë për një të psikopat që ndjek një familje në shkretëtirë.
Kompania gjigande Disney riprodhon një tjetër film me aksion me titull "The Shaggy Dog." Filmi del në kinema më 10 maj dhe ka për aktorë kryesorë Tim Allen dhe Kristen Dunst.
Tjetër film i mirëpritur për femijet është edhe filmi me animacione mjaft fitimprurës i vitit 2002 "Ice Age" i cili rikthen zërat e komedianit Ray Romano kur të dalë në kinema me 31 mars.
Seriali i tretë i Tom Cruise, "Mission Imposible", me regjisor J. J. Abraham sjell në kinema në muajin mars edhe aktorët Ving Rhamer, Keri Russell dhe Simon Peg.
Filmi "Poseidon", nuk është zyrtarisht ribërje e filmit klasik të vitit 1972, por i ngjason shumë për nga përmbajtja, pasi i referohet novelës së Paul Gallico. Pesonazhet edhe në këtë film ndodhen të bllokuar në një vapor të përmbytur. Regjisor i filmit është Wolfgang Petersen i njohur me filmin "The Perfect Storm".