Tre të dënuar arratisen nga burgu i Lezhës

Tre të dënuar u arratisën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga burgu i Shën Kollit në Lezhë. Të lënë që prej 10 ditësh në izolim për disa shkelje disiplinore, të dënuarit kanë përfituar nga leja që u është dhënë për të dalë në zonën e ajrimit, prej nga më pas janë larguar pa u vënë re nga rojet e kullave të vrojtimit.

Një prej të arratisurve, Redi Rjolli, është kapur dy orë pas arratisjes, ndërsa për dy të tjerët kanë vazhduar kërkimet gjatë gjithë ditës. Në operacion janë angazhuar mbi 100 forca speciale, dhe një helikopter, ndërsa është vënë dhe një shpërblim prej afër 10 mijë dollarësh për ata që japin informata.

Akset rrugore që lidhin Lezhën me qytetet e tjera po kontrollohen imtësisht. Mbi 50 apartamente të personave që mendohet se mund të kenë lidhje me të arratisurit janë kontrolluar. Ndërkaq 4 policë që ishin me shërbim në burg janë arrestuar.