Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne që shënoi 60 vjetorin e çlirimit të kampit të koncentrimit nazit, Buchenwald. Zoti Schroeder shprehu turp në emër të vendit të tij ndërkohë që pranoi vdekjen e më shumë se 56 mijë njerëzve në atë kamp.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për vigjilencë të vazhdueshme kundër anti-semitizmit dhe dhunës së ekstremit të djathtë. Mes qindra pjesmarrësve në ceremoninë e sotme kishte edhe të mbijetuar dhe çlirimtarë. Kampi në afërsi të qyetit gjerman, Weimr, u hap në vitin 1937 për kundërshtarë politikë, hebrenj, romë, homoseksualë dhe të tjerë të ndjekur nga qeveria naziste për persekutim.