Siria pritet të njoftojë një tërheqje të pjesshme të trupave nga Libani

Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad pritet të njoftojë një tërheqje të pjesëshme të trupave nga Libani, pas trysnisë ndërkombëtare në rritje ndaj qeverisë së tij.

Damasku tha sot se zoti Asad do të flasë nesër para parlamentit. Zyrtarët në Beirut thanë se ka të ngjarë që ai të njoftojë një tërheqje të pjesëshme nga lugina lindore e Bekaas në Liban, e cila shtrihet në kufi me Sirinë.

Ndërkohë, presidenti Bush ka përsëritur kërkesën e tij për një tërheqje të plotë të Sirisë, duke thënë në një intervistë për gazetën New York Times se tërheqja siriane, sipas fjalëve të tij, nuk është e negociueshme.

Dje sauditët e bashkuan zërin me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për t’i bërë trysni Damaskut të largohet nga Libani.Shumë veta në Liban fajësojnë Sirinë për këtë vrasje. Demonstratat masive të opozitës në Beirut sollën rrëzimin e qeverisë pro-siriane të hënën.