SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter

  • Kane Farabaugh

Gjashtë ditët e funeralit dhe ceremonive për nder të jetës dhe trashëgimisë së Presidentit të 39-të amerikan Jimmy Carter, përfunduan në shtetin e tij të lindjes, në Xhorxhia.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh ndoqi ceremonitë dhe përgatiti këtë material.

Your browser doesn’t support HTML5

SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter

Në një moment të rrallë që bashkoi pesë presidentë të Shteteve të Bashkuara, vendi i dha lamtumirën presidentit të 39-të amerikan, Jimmy Carter, në një ceremoni shtetërore në Katedralen Kombëtare në Uashington.

Presidenti Joe Biden mbajti në fjalën e tij nderoi njeriun që e njeh nga fushata e tij për president më 1976.

“Unë isha senator 31-vjeçar. Isha senatori i parë jashtë Xhorxhias, ndoshta edhe senatori i parë, që mbështeti kandidaturën e tij për president. Mbështetja ime bazohej tek ajo që besoj se është virtyti kryesor i Jimmy Carterit: Karakteri”, tha Presidenti Biden.

Djali i Presidentit Gerald Ford, rivali republikan i ish-Presifentit Carterit në garën për Shtëpinë e Bardhë më 1976, lexoi një letër që babai i tij e kishte shkruar para se të vdqiste për të nderuar pasuesin e tij.

“Ndershmëria dhe sinqeriteti ishin sinonim i emrit Jimmy Carter”, tha ai.

Jason Carter nderoi trashëgiminë e gjyshit të tij si themelues i Qendrës jofitimprurëse ‘Carter’, e cila lufton sëmundjet dhe angazhohet për paqe në mbarë botën.

"Ai arriti të çrrënjoste një sëmundje, me dashuri dhe respekt. Ai luftoi për paqe, me dashuri me respekt. Ai e udhëhoqi këtë vend me dashuri dhe respekt”, tha kryetari i Qendrës ‘Carter’.

Ceremonitë që nisën në Uashington përfunduan në shtetin e lindjes së zotit Carter, Xhorxhia, që e mirëpriti atë për një udhëtim të fundit drejt qytetit të tij të lindjes Plains.

Dot Padgett, e cila ishte vullnetare në fushatën e zotit Carter për Shtëpinë e Bardhë më 1976, iu bashkua qindra qytetarëve në rrugët e qytetit Plains për t’i dhënë lamtumirën njeriut që për ta ishte më shumë se një ish-president.

Dot Padgett, Vullnetare në fushatën e Ish-Presidentit Carter “Kam kaluar shumë kohë me çiftin Carter në këtë qytet. Jam mirënjohëse që arrita të kthehem dhe të jem me familjen”, thotë ajo.

Presidenti Carter e kishte qytetin Plains në qendër të vëmendjes gjatë pjesës më të madhe të jetës dhe udhëtimi i tij i fundit këtu tërhoqi vëmendjen e mediave dhe vizitorëve nga e mbarë bota.

“Është një rast i trishtuar. Vdekja e Jimmy Carterit është humbje për Amerikën dhe botën”, thotë Sir Simon Burns, Ish-ligjvënës i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar që udhëtoi nga Anglia për t’i dhënë lamtumirën mikut të tij Jimmy Carter.

Sir Simon Burns, Ish-ligjvënës i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

“Kalimi i arkivolit ishte një moment prekës. Kjo është hera e fundit që do ta shohim Presidentin Carter”, tha ai.

Pas një ceremonie private në Kishën Baptiste Maranatha, arkivoli me trupin e Jimmy Carterit bëri një shëtitje të fundit në Plains, para se të shkonte në skaj të qytetit, në shtëpinë modeste që ai dhe bashkëshortja e tij Rosalynn e ndërtuan në vitet 1960, ku ata jetuan pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.