Rusi, një shtetas amerikan dënohet me 15 vite burg, akuzohet për spiunazh

Një gjykatë ruse dënoi shtetasin amerikan, Eugene Spector, me 15 vite burg, mbi akuza për spiunazh. Porcesi gjyqësor ndaj zotit Spector u mbajt me dyer të mbyllura dhe njoftimi i vendimit u bë të martën nga agjencitë shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Zoti Spector, i cili po vuante një dënim me 3 vite e gjysmë për ryshfet, ka lindur në Rusi dhe më pas është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara. Ai u akuzua për spiunazh në gusht të vitit të kaluar. Hollësitë e çështjes kundër tij nuk janë bërë publike nga mediat shtetërore.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘TASS’ njoftoi se zoti Spector u dënua me 13 vjet burg për spiunazh, por gjykatësi i shoi edhe dënimin paraprak për ryshfet duke thëse se ai do të vuajë gjithësej 15 vite burg.

Para arrestimit të tij më 2021, zoti Spector ishte kryetar i bordit të ‘Medpolymerprom Group’, një kompani e specializuar në ilaçe për trajtimin e kancerit, njoftoi media shtetërore ruse.

Në rastin e parë gjyqësor kundër tij, zoti Spector ishte deklaruar fajtor për akuzën se i kishte dhënë ryshfet një ndihmësi të një ish-zëvendëskryesministri rus.