Ditari - Shqipëri, përplasje për mandatin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri, Gjykata e Lartë njoftoi sot hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili do të zëvendësojë kryetaren aktuale të kësaj gjykate, Holta Zaçajn. Kjo e fundit tha një ditë më parë se mandati i saj nuk përfundon më 10 mars të vitit 2025, edhe pse komunikimet zyrtare zbulojnë se zonja Zaçaj, ka qenë në dijeni të plotë se mandati i saj përfundon zyrtarisht në atë ditë.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut shtyu sot vendimin lidhur me nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ekspertët analizojnë sinjalet që ka hedhur Presidenti i zgjedhur Donald Trump se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Bashar al-Assad nga një grup kryengritësish.