Ditari - Siri, rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin dhe marrin kontrollin e Damaskut

Your browser doesn’t support HTML5

Rebelët sirianë deklarojnë se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad dhe kanë marrë kontrollin e Damaskut në një zhvillim dramatik pas një ofensive të rrufeshme. Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u deklarohet lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, dy ditë pasi zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe katër të tjerëve, për përpjekje për të penguar drejtësinë. Në Kosovë në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar mbi dy mijë e 500 raste të dhunës në familje. Zëri i Amerikës bisedoi me një të mbijetuar të kësaj dhune e cila aktualisht po qëndron në një nga shtëpitë e sigurta në Kosovë.