Hidhet bojë me dron mbi ambasadën ruse në Suedi

Russia Ukraine War NATO Explainer

Një dron i paidentifikuar që fluturoi mbi ambasadën ruse në Stokholm të premten në mëngjes, hodhi bojë në terrenin e kompleksit diplomatik, njoftoi policia suedeze.

Deri tani autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim dhe nuk është identifikuar asnjë i dyshuar lidhur me incidentin, shtoi një zëdhënës i policisë.

Ne këmbëngulim që të gjitha incidentet kundër ambasadës ruse të hetohen tërësisht dhe në mënyrë të paanshme dhe që autorët të vendosen para drejtësisë”, thuhej në një deklaratë të ambasadës ruse në Suedi.

Autoritetet po hetojnë nëse incidenti ishte në ndonjë mënyrë i lidhur me një rast të raportuar vandalizmi në ambasadën e Suedisë në Moskë të enjten, sipas zëdhënësit të policisë.

Pas incidentit në Moskë, ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard i kërkoi Rusisë të sigurojë mbrojtjen e misionit diplomatik të Suedisë dhe personelit të saj.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme suedeze tha se ambasada e Suedisë në Moskë ishte në kontakt me autoritetet ruse lidhur me incidentin e së premtes.

"Është serioze kur ambasada e një vendi është subjekt i vandalizmit", tha zonja Stenergard në një deklaratë me email për incidentin në Stokholm.

Autoritetet suedeze janë përgjegjëse për sigurinë e ambasadës dhe policia ka nisur një hetim paraprak”, shtoi ajo.