Kryengritësit u futën në qytetin e dytë më të madh të Sirisë në Alepo, pasi hodhën në erë dy makina bombë të premten dhe u përleshën me forcat qeveritare në skajin perëndimor të qytetit, sipas një grupi që monitoron luftën në Siri. Dëshmitarët thanë se kishin parë banorët e Alepos duke u larguan nga lagjet në periferi të qytetit për shkak të raketave dhe të shtënave.
Përparimi i kryengritësve në Alepo pasoi një ofensivë të beftë që ata filluan të mërkurën, ku mijëra luftëtarë u futen nëpër fshatra dhe qytete në pjesën veriperëndimore të Sirisë.
Sulmi i befasishëm nxiti sërish pasiguri në një rajon që po vuan pasojat e luftrave në Gazë dhe Liban, si dhe konflikte të tjera, përfshirë luftën civile siriane që ka filluar në vitin 2011.
Kjo shënoi herën e parë që qyteti sulmohej nga forcat opozitare që nga viti 2016, kur ato u përzunë nga lagjet lindore të Alepos pas një fushate të vështirë ushtarake, gjatë së cilës forcat qeveritare siriane u mbështetën nga Rusia, Irani dhe grupet aleate të saj.
Por këtë herë, nuk kishte asnjë shenjë të një rezistencë të konsiderueshme nga forcat qeveritare apo aleatët e tyre. Në vend të kësaj, pati njoftime për shpërbërje të forcave qeveritare përballë përparimit të kryengritësve, që postuan mesazhe në mediat sociale, duke u bërë thirrje trupave të dorëzohen. Ofensiva ndodh ndërsa grupet e lidhura me Iranin, kryesisht Hezbollahu në Liban, i cili ka mbështetur forcat qeveritare siriane që nga viti 2015, janë me shumë më të shqetësuar mbi çështjet e sigurisë në kufirin e tyre.
Armëpushimi dymujor mes Hezbollahut dhe Izraelin hyri në fuqi të mërkurën, ditën kur fraksionet e opozitës siriane njoftuan ofensivën e tyre.