Një vagon i kohës së Holokaustit kujtesë e një kapitulli të errët

Muzeu i Holokaustit në Los Anxhelos së fundmi hapi një ekspozitë të re në çatinë e tij, duke instaluar një vagon trenash të prodhimit gjerman, që u përdor për të dëbuar hebrenjtë nëpër Evropën e pushtuar nga nazistët në kampin e përqendrimit Majdanek në periferi të Lublinit, në Poloni.

Your browser doesn’t support HTML5

Muzeu i Holokaustit në Los Anxhelos

I mbijetuari i Holokaustit Jacob Eisenbach është 101 vjeç. Ai lindi në një familje të madhe në Poloni, por humbi të gjithë të dashurit e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kur shpërtheu lufta, Hitleri vrau gjithë familjen time. Unë kisha një familje prej 100 vetësh - unë jam i vetmi i mbijetuar nga ata 100 vetë. Unë mbijetova për mrekulli!”

Në fillim të luftës, Eisenbach u dërgua në një kamp pune në qytetin polak të Skarżysko-Kamienna, dhe ai e bëri atë udhëtim me një nga makinat e mallrave që gjermanët përdornin për transportin e bagëtive, ushqimit - dhe hebrenjve.

“Pas tre ditësh e tre netësh, në një makinë hekurudhore, si kjo… E tmerrshme! 150 persona të ngarkuar në një kuti makine, vetëm dhomë për këmbë. Nuk kishte vend as për t'u kthyer… Shumë njerëz morën vetëm një copë bukë për tre ditë e tre netë – dhe pa ujë.”

Në Los Anxhelos, Kaliforni, një nga këto vagona mallrash është instaluar në çatinë e Muzeut të Holokaustit LA. Aty pranë do të jetë një pavijon i veçantë ku vizitorët dhe grupet studentore mund të mësojnë më shumë rreth qëllimit të zymtë të makinës së mallrave.

“Ky artefakt do të jetë artefakti më i madh në koleksionin tonë. Është më i riu ynë dhe do të jetë më i fuqishmi që kemi. Kjo makinë kuti u zbulua jashtë kampit të vdekjes Majdanek në Poloni. Ne besojmë se është përdorur për të transportuar hebrenj nga Lublini, Poloni, në kampin e vdekjes Majdanek”, thotë Beth Kean, shefe ekzekutive e Muzeut të Holokaustit në Los Anxheles.

Miliona hebrenj u transportuan në kampet e përqendrimit me vagona si ky. Dhe nuk është rastësi, binarët dhe vagonët janë bërë simbole vdekjeprurëse të kampit më famëkeq, Aushvicit. Mbi një milion hebrenj u dërguan në Aushvic gjatë Holokaustit dhe shumica e tyre vdiqën atje.

“Gjyshja ime u dërgua në një transport në janar të vitit 1945, nga Aushvic për në Ravensbrück – një kamp për gra në veri të Berlinit. Ajo tha se e vetmja gjë që e mbajti gjallë ishte të mund të hante borën që mori nëpër të çarat e makinës."

Gjyshja e Beth Kean, si dhe Jacob Eisenbach, i mbijetuan Holokaustit. Por mbi 6 milionë hebrenj dhe njerëz të tjerë të konsideruar të padëshirueshëm nga nazistët nuk e bënë këtë. Dhe kjo ekspozitë muzeale shërben si një kujtesë e fuqishme e atyre kohërave të errëta.