Ditari - Debate rreth emërimeve të Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Your browser doesn’t support HTML5
Vendimi i administratës së Presidentit Biden për t'i hequr kufizimet Ukrainës në përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, u mirëprit nga aleatët perëndimorë të Kievit, ndërsa u ndesh me paralajmërime nga Moska.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson mbron emërimet e presidentit të zgjedhur, thotë se do të shkundin "status-quo-në”.
Në Prishtinë u mbajt sot një mbledhje e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës u nënshkruan tre marrëveshje që lidhen më lëvizjen e lirë, energjinë dhe arsimin. Zyrtarët e dy vendeve u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit për përmbushjen e synimit të përbashkët për integrim evropian.