Ditari- Raporti: Rritet dhuna në familje në Kosovë, shumica e viktimave gra
Your browser doesn’t support HTML5
Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur kështu një fitore të plotë të pushtetit dhe duke siguruar kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë publikoi një raport që tregon se gjatë periudhës korrik 2023 deri me qershor 2024 është rritur numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë. Në 79 për qind të rasteve viktima janë gratë.
Në Shqipëri, një studim i Qendrës për transparencë dhe informim të lirë nxjerr në pah faktin se mediat audiovizive në Shqipëri janë në hapat e parë të përdorimit të inteligjences artificiale dhe se është momenti për të përforcuar kodet e etikës për të shmangur keqinformimin.