Trump emëron Marco Rubion si Sekretar Shteti dhe Matt Gaetz si prokuror të përgjithshëm

Senatori Marco Rubio

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit.

Zoti Trump zgjodhi ligjvënësin e Floridës, Matt Gaetz për të shërbyer si prokuror i përgjithshëm.

Ligjvënësi Matt Gaetz

Ai njoftoi gjithashtu se kishte zgjedhur zonjën Tulsi Gabbard, një ish-anëtare demokrate të Kongresit dhe kandidate për presidente, për të shërbyer në postin e drejtores së Zbulimit Kombëtar.

Ish ligjvënësja Tulsi Gabbard

Senatori Marco Rubio në postin e Sekretarit të Shtetit

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.

Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehej zoti Trump në një deklaratë.

Ligjvënësi konservator Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranin dhe ishte një nga kandidatët që zoti Trump po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D Vance.

Zoti Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e bëri njoftimin ndërsa po kthehej në Florida nga Uashingtoni pas takimit me Presidentin Joe Biden.