Ditari - Gjykata e Posaçme shqyrton masën e arrestit për ish-presidentin Ilir Meta

Your browser doesn’t support HTML5

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri shqyrton masat e sigurisë për ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy personave të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po viziton Tiranën, ku vlerësoi përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave mbi grup kapitujt e çështjeve themelore si dhe me reformat dhe procesin e integrimit europian. Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për një garë tepër të ngushtë, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump janë përqëndruar në Pensilvani, një shtet vendimtar, i cili mund të përcaktojë presidentin e ri amerikan.