Shtetet e Bashkuara "do t’i mundësojnë Ukrainës gjithçka që i nevojitet" për të vazhduar luftën e saj 32-mujore me Rusinë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Kiev të hënën.
Por ai nuk dha asnjë sinjal se Shtetet e Bashkuara do të pranonin kërkesën e Ukrainës për t'u anëtarësuar menjëherë në NATO ose për të lejuar që forcat e Kievit të nisin sulme me raketa më në thellësi në Rusi.
Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë Ukrainës atë që i duhet "për të luftuar për mbijetesën dhe sigurinë e saj", duke theksuar se është tejet e rëndësishme që aleatët perëndimorë të ndalin agresionin e Rusisë.
Ai vuri në dukje se Shtetetet e Bashkuara i kanë dhënë më shumë se 58 miliardë dollarë ndihmë sigurie Ukrainës që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në shkurt 2022 dhe se aleatët perëndimorë kanë kontribuar me 51 miliardë dollarë të tjerë në armatime.
Por ai nuk e përmendi "planin e fitores" të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në të cillin bëhet thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose që Kievi të lejohet të përdorë raketa me rreze më të gjatë veprimi të furnizuara nga Perëndimi për të goditur objektivat ushtarake në thellësi të territorit rus.
Shtetet e Bashkuara druhen se goditja e objektivave më në thellësi në Rusi do të rriste rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë SHBA-Rusi.
Sekretari se Austin tha se nuk ka ndonjë armë magjike apo një sistem të vetëm, që do t’i jepte fund menjëherë sulmit të (presidentit rus Vladimir) Putin".
Por ai shtoi: "Mos u gaboni. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Rusinë".
"Ajo që ka rëndësi është mënyra se si lufton Ukraina", i tha Sekretari Austin personelit diplomatik dhe ushtarak. "Ajo që ka rëndësi janë rezultatet e aftësive tuaja ushtarake. Dhe ajo që ka rëndësi është të përqëndroheni tek ato mënyra që japin rezultat".
SHBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë vizitës në Kiev, në shenjë solidariteti vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.
Lexoni edhe këtë SHBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për UkrainënUdhëtimi i Sekretarit Austin, vizita e tij e katërt dhe ndoshta e fundit si shef i Pentagonit gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u përqendrua në përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kievin të forcojë mbrojtjen e tij, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainën lindore.