Ditari- Itali, gjykata kërkon kthimin e emigrantëve nga kampet e pritjes në Shqipëri
Your browser doesn’t support HTML5
Një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali të grupit të vogël të migrantëve që u dërguan në kampet e pritjes të ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, duke i dhënë kështu një goditje të fortë planeve të kryeministres Giorgia Meloni për të devijuar jashtë vendit azilkërkuesit.
Zyrtarë të lartë të NATO-s thanë sot se do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë forcat dhe burimet e nevojshme për të ruajtur sigurinë në vend.
Grupi Hamas konfirmoi sot vrasjen e udhëheqësit të tij Jahja Sinwar.Shtetet e Bashkuara thanë se vdekja e tij paraqet mundësi për “zgjidhje politike” mes izraelitëve dhe palestinezëve