Ditari - Shqipëri-BE, bisedimet e anëtarësimit për grupkapitujt e parë
Your browser doesn’t support HTML5
Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, për grupkapitujt e parë, me organizimin në Luksemburg të Konferencës së dytë ndërqeveritare. Kryeministri Edi Rama, e quajti një ditë me domethënie historike për vendin e tij.
Një libër mbi jetën e poetit dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar Martin Camaj nën përndjekjen e pandërprerë të Sigurimit famëkeq të Shtetit gjatë diktaturës komuniste publikua sot në Tiranë gjatë një aktiviteti ku morën pjesë studiues e veprimtarë nga Kosova dhe Shqipëria.
Në Kosovë korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi të martën programin “Energji për Barazi” i cili synon rritjen e shkallës së përfshirjes së grave në sektorin e energjisë në vend.