Ditari- Ligji i ri në Hungari kërcënon mediat e pavarura
Your browser doesn’t support HTML5
Admirali amerikan, Stuart B. Munsch, komandanti i forcave të NATO-s, në bazën e Napolit, tha se qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet e brendshme dhe rajonale. Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-s.
Në Shqipëri, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK-u i njoftoi sot akuzën e shpërdorimit të detyrës socialistit Jurgis Çyrbja, për akte që lidhen me kohe kur ai ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit.
Organizatat e gazetarëve ngrenë shqetësim se ligji i Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit përbën kërcënim për mediat e pavarura që mbështeten te donatorët ndërkombëtarë.