Ditari - Përurimi i xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj
Your browser doesn’t support HTML5
Autoritetet në Prishtinë njoftuan sot se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore e njohur si CEFTA dhe jo më nga misioni i UNMIK-ut.
Në Tiranë përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë edhe të presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan. Në një intervistë për Zërin e amerikës ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, thotë se për çështjen e xhamisë së Namazgjasë ka ndodhur një ndërhyrje e egër politike nga faktorë të jashtëm.
Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Ekspertë thonë për Zërin e Amerikës se vendi ka bërë përparime, por duhet të japë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit.