Ditari - SHBA, debati mes kandidatëve për nënpresident

Your browser doesn’t support HTML5

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha sot se ka të dhëna se Irani po përgatitet për një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit Kreu i ri i NATO-s zotohet të punojë për të ndihmuar në forcimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Ai tha se do të punojë me këdo që zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara. Në Shqipëri Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Europian shprehën shqetësim dhe keqardhje për ngjarjet e pasdites së djeshme në parlament, ku përveç tensioneve të forta në sallë, deputetët e opozitës nxorrën jashtë karriget e tyre, duke u vënë flakën në shkallët e hyrjes së godinës.