Ditari - Mal i Zi, zgjedhjet në Podgoricë, provë për pozicionimin politik të vendit

Your browser doesn’t support HTML5

Rezultatet paraprake tregojnë se e djathta ekstreme në Austri duket se po shkon drejt fitores në zgjedhje. Në Podgoricë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e kryeqytetit të Malit të Zi, që janë provë për pozicionimin politik të vendit. Laguna e Nartës në Shqipëri, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës, ka shënuar këtë vit popullatën më të madhe të flamingove. Por sipas studiuesve habitati i tyre rrezikohet nga planet për zhvillim në funksion të turizmit masiv.